Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, dekretohen ligjet

Premte, 28 December 2018 14:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot tri ligjet që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Në prani të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama dhe të ushtarëve të FSK-së Thaçi dekretoi tri ligjet, atë të Ministrisë së Mbrojtjes, ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në FSK.

Presidenti uroi të gjithë qytetarët për transformimin e FSK-së dhe falënderoi mbështetësit si SHBA dhe të gjitha shtetet tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës, me dekretimin e ligjeve.

“Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit… Edhe njëherë urime Ushtria juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë”, tha presidenti.

Tre ligjet janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të dytë më 14 dhjetor në 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...