Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Itali, ndërsa janë plagosur 4 shqiptarë, mes të cilëve edh një fëmijë.
Dy makina janë përplasur rreth orës 9:15 përgjatë rrugës Prati, në komunën Santorso.
Në njërin nga mjetet udhëtonte një shqiptar 38 vjeçar, gruaja e tij si dhe djali 6-vjecar të cilët janë dërguar në spitalin San Bortolo të Vicenza. Djali i tyre, 6 vjeçar për shkak të plagëve u transportua me helikopter në Verona.
Sakaq në mjetin tjetër që u përshi në aksident udhëtonte gjithashtu një shqiptar 44-vejcar me banim Piovene, i cili ka mbetur i plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motive e aksidentit, por në fotot e publikuara nga mediat italiane shihet se mjetet janë dëmtuar shumë.