Serbia ndalon Ministrin e Kosovës, Haradinaj e cilëson provokim

E mërkurë, 02 Janar 2019 16:52

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Boban Stankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Siç njofton kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes një reagimi, Stankoviç po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-s serbe.

Haradinaj përmes Facebook-ut e ka quajtur këtë rast si provokim dhe qasje jonktruktive të shtetit serb ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë i Haradinajt

Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë.

Login to post comments