Sot është zhvilluar një takim i përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini së bashku me delegacionin e Kosovës. Mësohet se takimi zgjati më shumë se 1 orë, ku menjëherë pas saj, dy përfaqësuesit e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti dhanë një deklaratë për media.
Ata theksuan se në takim u prezantua roli i delegacionit. Ahmeti tha se Kosova është e gatshme të zhvillojë dialogun me Serbinë.
“Mogherini ka thënë që me normalizim nënkupton mbylljen e secilës çështje të hapur, përfshirë edhe njohjen. Sipas saj, BE përkrah secilën marrëveshje që përfaqëson vlerat e Bashkimit Evropian”, tha Ahmeti.
Ndërkohë, Limaj theksoi se në takim u fol edhe për taksën me Serbinë. Kreu i PSD tha se në bisedime me Mogherinin u shpreh qëndrimi për mosheqjen e kësaj takse.
Ekipi i dialogut përbëhet nga Blerim Shala, Avni Arifi, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.