Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj: Vendimi i përket Kosovës

Tuesday, 08 Janar 2019 22:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se tarifa doganore 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk do të hiqet përderisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Vendimi është legjitim, qeveria e ka deklaruar arsyen e marrjes së këtij vendimi. I kemi informuar të gjitha qeveritë e vendeve tjera që është rrezikuar siguria kombëtare e Kosovës. Është mohuar tregtia e lirë me barriera jotarifore, është penguar Kosova në planin e jashtëm e kështu më radhë”, tha ai.

Këto komente, Haradinaj i bëri pas një diskutimi me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Modifikuar më Tuesday, 08 Janar 2019 22:46
Login to post comments