Foto/ Kapet me tetë kuintalë drogë, ja çfarë e “tradhëton” shqiptarin

Tuesday, 15 Janar 2019 17:05

Një sasi prej rreth 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar është vënë në pranga, raportuan këtë të martë mediat italiane.

Droga, sipas të njëjtave burime, është gjetur në një garazh në Livorno dhe vlera e saj nëse hidhej në treg vlerësohet se do të arrite rreth 2 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i vënë në pranga nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin është me iniciale L. O., 35 vjeç.

Operacioni që çoi në arrestimin e 35-vjeçarit erdhi pas një sinjalizimi në “YouPol”, një aplikacion i policisë italiane ku qytetarët mund të sinjalizojnë për një krim.

Në denoncimin në aplikacion, thuhej se një shtetas i huaj në zonën “Montebello” lëvizte me një makinë gri. Pas kontrollit në zonën e sinjalizuar, agjentët e kanë gjetur të dyshuarin në bordin e automjetit teksa po bëhej gati për të hyrë në një garazh, në rrugën “Ebat”.

Në brendësi të automjetit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruar një pistoletë lodër, imitim i një arme reale.

Pas kontrollit në garazh, u gjet edhe sasia e drogës.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...