Gjykata e rrethit Reykjavik ka filluar sot procedurën për rastin e një fëmije shqiptar, ku është vendosur për t’u dëbuar, pavarësisht se ka lindur në Islandë, raportojnë mediat e huaj.
Rasti është ai që nxiti kritika të konsiderueshme publike ndaj Drejtorisë së Imigracionit (ÚTL). Nazife dhe Erion, një çift shqiptar shkuan për herë të parë në Islandë në vitin 2015 dhe kërkuan azil. Në atë kohë, ata morën leje pune dhe ishin të punësuar nga një hotel në Rejkjavik derisa u deportuan. Por çifti pas dëbimit u kthyen përsëri në Islandë.
Vajza e tyre, Erna Reka, 19 -muajshe dhe ka lindur në Islandë. Pavarësisht nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, e cila i detyron vendet që të vënë interesat më të mira të një fëmije përpara të gjithave, dhe përkundër nenit 102 të Ligjit të Islandës për të Huajt, i cili ndalon deportimin e një të huaji të lindur në Islandë, e gjithë familja është vendosur të deportohet.
UTL pretendon se për shkak se fëmija ishte regjistruar në Regjistrin Kombëtar në një mënyrë tjetër nga fëmijët e tjerë, ai është i përjashtuar nga të dy këto ligje. Prindërit dhe avokatja e tyre nuk pajtohen, dhe vendosën ta dërgonin çështjen në gjykatë.
Claudie Ashonie Wilson, avokatja e familjes, vuri në dukje se: “Kjo është natyrisht, për mendjen time, një vendim i gabuar. Ju nuk mund të merrni një vendim për prindërit, duke mos përmendur fëmijën”.
Por ky nuk është rasti i parë. Një stundim raporton se Islanda ka deportuar 14 fëmijë që kanë lindur në vend gjatë tetë viteve të fundit. Gjatë të njëjtës periudhë, 281 fëmijë që kërkonin azil në Islandë u është mohuar kjo e drejtë.