Policia e Athinës arrestoi dy shqiptarë dhe një grek, ndërsa sekuestroi 46 kilogram marjuanë, që po transportohej prej tyre.
Policia nuk bën të ditur emrat e të arrestuarve, por ato janë të moshës 35-45 vjeç.
Policia ka arritur të bllokojë edhe 1.4 gram kokainë, dy peshore, 6 celularë dhe 100 euro, të cilat u gjetën në një prej banesave që u kontrolluan.
																					
								
 
 
						
																									
																									





