Shqiptarët bashkë për të fituar Tuzin. Andoni: Akt pragmatik, heroizëm po u përsërit

Premte, 01 Mars 2019 21:39

Shqiptarët janë bërë bashkë për të fituar komunën e Tuzit me 3 mars, veprim ky i përshëndetur edhe nga politika në Shqipëri.

Ndërkohë, në Samitin e Diasporës në Tiranë Kryeministri Rama i bëri thirrje shqiptarëve të Malit të Zi të bashkojnë të gjitha forcat politike, ndërsa presidenti kosovar Hashim Thaçi shkëmbimet e territoreve i ka quajtur sot pazare që nuk do të ndodhin kurrë.

Për të folur për faktorin shqiptar në Ballkan, bashkimin e tyre, në sfondin e një pranvere ballkanike ishin në studiot e A2 gazetarët Ben Andoni dhe studiuesi Armand Plaka, si dhe në linjë telefonike Ismet Kallaba, kryetar i Këshillit Kombëtar shqiptar në Malin e Zi.

Jo pak e kanë cilësuar vendimin e faktorit shqiptar për t’u bashkuar në zgjedhjet vendore për Tuzin, tashmë entitet autonom nga Podgorica, si një gjest heroik”.

Nuk është tërësisht dakord Ben Andoni, që si një njohës i mirë i rajonit e cilëson vendimin e shqiptarëve të Malit të Zi si vendim “pragmatist, më shumë se heroik. Termi heroik mund të përdoret në qoftë se ky vendim do të përsëritet në të ardhmen”.

Sipas gazetarit, edhe pse shumë e vështirë, shqiptarët mund ta marrin Tuzin fal një koniunkture”, që sheh presidentin e përhershëm të vendit fqinj, Milo Djukanovic, në dinamika të vështira brenda partisë së tij, dhe ku tani “ka shqiptarë që kandidojnë me partinë e tij”.

Gjithsesi sheh elementë interesantë në elementët shqiptarë që po rikthehen si faktorë në malin e Zi, ku ai kujton statusin e Ulqinit si “model i mirë por jo për t’u imituar”, por edhe një identitet religjioz që po merr rendësi, ku komuniteti katolik shqiptar i përballet logjikës të pansllavizmit.

Dakord Armand Plaka, i cili vë në dukje edhe figurën e Djukanovic dhe elitës politike malazeze, ndaj të cilëve “ka patur një tolerancë të stërzgjatur të faktorit ndërkombëtar”, por pohon që ata kanë qenë ndër vite “e vetmja alternativë për ta çuar vendin përpara në perspektivën euroatlantike”, në një vend me një opozitë të fortë me origjinë serbe e cila shpallet kundër NATO-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...