Britani e Madhe: Nuk jemi për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë

Tuesday, 05 Mars 2019 20:48

Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit britanik ka zhvilluar të martën në Londër një debat për marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Kosovën.

Ky ishte debati i tretë i madh i kësaj dhome në 20 vjetët e fundit. Ministri britanik për Evropë, Sir Alan Duncan, ka paralajmëruar kundër prekjes së kufijve në kuadër të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë.

“Arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”, ka thënë Duncan, ndër të tjera.

Pos tij, në këtë debat është përfshirë edhe deputeti laburist, John Grogan, i cili edhe e drejtoi atë. Grogan ka thënë se për çështjen e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve janë shpenzuar shumë para në Londër dhe kryeqendra tjera.

“Jam i kënaqur që javën e kaluar Presidenti i Kosovës (Hashim Thaçi) tha se këmbimi i territoreve nuk do të ndodhë kurrë. Para një viti ai fliste për korrigjim kufijsh me Serbinë, por kjo ishte qasje e gabuar. Janë shpenzuar para bukur të mëdha për lobim në Londër dhe gjetiu për këtë çështje, por jam i kënaqur që Presidenti e ka ndërruar qasjen. Kryeministri dhe Parlamenti (i Kosovës) me të drejtë kundërshtonin këmbimet territoriale, korrigjimet e kufijve apo çfarëdo të quhen ato. Këto mund të jenë shumë destabilizuese në Ballkan”, ka deklaruar ai. Edhe Dhoma e Lordëve (dhoma e lartë) e Parlamentit britanik ka debatuar për Kosovën në fillim të këtij viti.

Më 11 janar 2019, duke folur në këtë debat, Ministri i Shtetit për Komonuelthin dhe Kombet e Bashkuara, Lordi Ahmad i Uimbëldonit, siguroi lordët britanikë se “Qeveria e Lartmadhërisë së Saj nuk e mbështet rivizatimin e kufijve në vija etnike, dhe se këtë ua kemi bërë të qartë të dyja palëve (Kosovës dhe Serbisë)”.

Qëndrimi britanik kundër prekjes së kufijve të Kosovës ka qenë i pandryshueshëm prej verës së vitit të kaluar, kur u bë publike mundësia e këmbimeve territoriale për marrëveshje Kosovë- Serbi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...