Haradinaj e shkarkoi për deklaratat kundër NATO-s, zv/ministrja merret në mbrojtje nga Serbia

Hënë, 25 Mars 2019 22:11

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se shkarkimi i Vesna Mikicit nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë në Kosovë “është edhe një tjetër provë që (kryeministrit të Kosovës) Ramush Haradinajt i duhen serbë të dëgjueshëm dhe të bindur”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të hënën se ka liruar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Mikic, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.
Haradinaj tha se ky vendim u mor pasi Mikic deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet se Mikiq, “duke e quajtur agresionin ndaj popullit serb gjenocid dhe separatistët shqiptarë terroristë”, ajo “ka shprehur mendimin që mbizotëron në mesin e popullit serb”.

“Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’iu ngrenë edhe dhjetëra monumente agresorëve dhe terroristëve, por populli serb nuk do të detyrohet t’i respektojë ata që i kanë bërë keq”, thuhet në reagimin që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Shkarkimin e Mikicit e dënoi edhe subjekti i saj politik Lista Serbe.
Sipas kryeministrit Haradinaj, deklaratat e Mikicit janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.

Haradinaj tha se Mikic i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...