Shqiptarja zgjidhet deputete në Parlamentin e Zvicrës

Tuesday, 26 Mars 2019 19:36

Qëndresa Sadriu është shqiptarja e parë që është zgjedhur si deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut. Në një prononcim ekskluziv për “albinfo.ch” thotë se ndihet krenare që është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut.

Ajo theksoi se është befasuar me rezultatin, pasi ajo ka garuar me politikanë shumë të njohur zviceranë nga ky kanton.

Ndër të tjera, Qëndresa shprehet se kjo është një fitore jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të si femër e re.

“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me përvjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, deklaroi Qëndresa Sadriu.

Partia Socialdemokrate, si pjesë e së cilës ka garuar ajo, kësaj here ka marrë më shumë vende. “Dhe kjo do të thotë se do të kemi mundësi të jetësojmë më shpejt ligjet e nevojshme në parlament”, shprehet optimiste Qëndresa.

Ajo falënderoi të gjithë votuesit shqiptarë dhe të tjerë që e kanë mbështetur në zgjedhjet kantonale.

Qëndresa, ka kryer zanatin (Lehre) si asistente dentale, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa këtë vit fillon studimet për shkencat sociale në PH (Shkollën e Lartë Pedagogjike) në Cyrih, e po ashtu në shtator të këtij viti, ajo fillon praktikën në shoqatën humanitare, “Sozialwerke Pfarrer Sieber”.

Opfikon është pjesë e Qarkut të Bülach-ut, si dhe një nga 166 komunat e Kantonit të Zürichut, ndërsa ka mbi 15 mijë banorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...