Grabisnin e më pas drejt magazinës! Policia çon pas hekurave 4 ‘profesionistët’ shqiptarë

E mërkurë, 27 Mars 2019 22:01

Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë të cilët akuzohen se kanë kryer mbi 20 grabitje në disa banesa të rajonit të Toskanës.

Këto grabitje janë vërtetuar nga ana e autoriteteve italiane, por policia dyshon se numri i vjedhjeve është më i lartë. Policia e Firences bën me dije se shqiptarët të cilët ranë pranga janë identifikuar si Zeqir Mzhika, 33 vjeç, Hektor Cakoni, 39 vjeç, Marjan Perndreka, 31 vjeç, Denard Prendi, 31 vjeç.

4 shqiptarët dyshohet se janë anëtarë të një bande e cila ushtron veprimtarinë e saj në grabitjen e apartamenteve dhe makinave. Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët pasi përfundonin grabitjen i vendosin sendet e vjedhura përkohësisht në një magazinë.

Sipas autoriteteve italiane, pas një serie grabitjesh shqiptarët kishin planifikuar të dilnin nga Italia. Po ashtu, dyshohet se banda në të cilën bënin pjesë katër shqiptarët kryenin dhe vjedhjen e makinave luksoze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...