Itali, shqiptarja i vë flakën vetes/ Shpëtohet nga një avokat

Tuesday, 02 Prill 2019 17:53

Një grua shqiptare me banim në Rimini të Italisë tentoi të vriste veten duke u djegur sot rreth orës 10:00, në ambientet e gjykatës. 58-vjeçarja hipi në verandën e katit të parë të gjykatës dhe nisi të bërtiste se nuk mund të vazhdonte më pasi ligji në Itali nuk funksionon. Menjëherë më pas ndezi çakmakun dhe u përpoq t’i vinte flakën xhaketës që mbante veshur.

Pasi dëgjoi të bërtiturat e dëshpëruara të shqiptares, një avokat që gjendej në një seancë gjyqësore iu afrua për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Avokati tregoi për mediat italiane se, gruaja bërtiste mes flakëve se vetëm vdekja mund t’i sillte drejtësi. Ai nxitoi t’i fikte flakën me duar, duke marrë disa dëmtime të lehta.

Më pas, gruaja shqiptare bëri të ditur se të gjitha denoncimet që kishte bërë ishin arkivuar. Si pasojë, vajza e saj vazhdonte të ishte e detyruar të prostituonte. Zemërimi dhe dëshpërimi e shtynë drejt aktit ekstrem dhe mund të kishte vdekur nëse avokati nuk do të kishte mbërritur në kohë.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulanca dhe policia. Gruaja raportohet të ketë marrë djegie të shkallës së parë dhe ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i 58-vjeçares shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...