Kancelari i Austrisë i vendos `vijën e kuqe` Serbisë

E Enjte, 04 Prill 2019 11:29

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është treguar mjaft i ashpër dhe ultimativ ndaj Serbisë për çështjen e avancimit, të dialogut mes dy vendeve. Në një intervistë për revistën “CorD” ai pasi thekson, se Ballkani Perëndimor nuk është zhvendosur nga axhenda europiane e zgjerimit dhe integrimit, ai vendos “vijën e kuqe” për Serbinë duke deklaruar se vetëm normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, i hap këtij vendi dyert e BE-së.

“Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se pa normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë anëtarësim në BE.  Është në interesin tonë që të kemi partneritet të ngushtë me ShBA-të kur vjen puna te Ballkani Perëndimor  dhe të kemi mbështetjen e tyre në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje”, ka deklaruar  Kurz.

Në këtë intervistë për “CorD, kancelari austriak, nuk i ka përmendur fare planet për shkëmbime territoresh mes dy vendeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...