‘Ekstradimiet’, Maqedonia e Veriut shqyrton kërkesën e Turqisë

Hënë, 08 Prill 2019 20:49

Maqedonia e Veriut do të veprojë në përputhje me Konventën ndërkombëtare për ekstradim dhe rregullativat e brendshme ndaj kërkesës së Turqisë për dorëzimin e të dyshuarve si anëtarë të organizatës “FETO”. Kryeministri Zaev theksoi se Institucionet vendase janë duke shqyrtuar kërkesat e shtetit turk, por pa bëre me dije do të ketë veprime konkrete ose jo. Sipas të parit të ekzekutivit, të gjitha veprimet do të merren mbi bazën e dëshmive.

“Turqia është mik i madh. Ata kanë argumentet e tyre të konfirmuara nga institucionet turke. Neve do të veprojmë në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Për këtë çështje kompetente është Prokuroria Publike dhe pritet konfirmimi dhe procedimi nga ana tyre, madje jo vetëm kur kërkon Turqia, por edhe kur vërtetohet vepër penale e një personi më pas i njëjti duhet ekstraduar. Në këtë drejtim shumë rëndësi ka legjislatura vendore, ajo ndërkombëtare por edhe miqësia me Turqinë” – është shprehur Zoran Zaev.

I pyetur nëse pret reagimin e parlamentit të Turqisë me mos ratifikimin e protokollit për në NATO, në rast se nuk ekstradohen të dyshuarit për terrorizëm, Zaev pretendon se nuk pret një situatë të tillë.

Një dosje që ka siguruar Alsat që rezulton të jetë e datës 16 gusht 2018, shteti turk kërkon ekstradimin e njërin prej 15 të dyshuarve në bazë të vendimin gjyqësor të Gjykatës Supreme për krime të rënda në Kahramanmarash, i akuzuar për veprën penale “anëtar i grupit të armatosur terrorist FETO”. Dosja jep detaje për lëvizjet e të dyshuarit, komunikimet e tij dhe prononcimin e dëshmitarëve. Kohë më parë, Agjencia shtetërore informative e Turqisë “Anadolu”, menjëherë pas hapjes së kësaj çështjeje kishte publikuar listën e strukturës së udhëheqësve të bizneseve në Maqedoninë e Veriut të cilët dyshohen se janë pjesëtar të FETO-s. Në listë figurojnë pronarë të 7 shkollave, por edhe firma për transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm. Ekstradimin e kërkoi edhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar gjatë vizitës së tij në Shkup javën e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...