Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Muçaj me rastin e nisjes së Hardinajt drejt Hagës ka bërë një postim në faqen e saj në Facebook.
Ajo shkruan se bashkëshorti i saj përballë tij ka persona që ndihen të vegjël dhe nëse ata do të shkonin ndonjëherë në ndonjë proces gjyqësor do të shndëroheshin në grimca. Edhe pse nuk ka përmenur emra gazetraja e njohur në Prishtinë thotë se “nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia”. Më herët në një statusi të vetin në FB edhe këshilltarja e Haradinajt Meliza Haradinaj Stublla shkroi me këtë rast për “thika pas shpine”.
“...Sepse është hera e tretë që po mbajmë mbi supe peshën e rëndë të fatit të hidhur Kosovës...
Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia.
Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”, shkruan bashkëshortja e Ramush Haradinajt.