Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës duhet të shpërbëhet dhe duhet të caktohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.
“Tashmë është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, tha Veseli.
Ai ka thënë se ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve, takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje, që sipas Veselit ky i dyti është dhe më i shpejt.
Veseli tha se do të marrë iniciativën, që është në përgjegjësinë e tij kushtetuese, për të thirrur një seancë të Kuvendit, për të vendosur shpërbërjen me dy të tretat e votave.