Nga Isa Mustafa.
Veprimtare e veprimtarë të LDK-së. Ju që meritoni respektin më të madh.
Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj. Unë u jam shumë mirënjohës!
Në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, e muratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit dhe ekzistencës dhe veprimit të LDK-së. E trashëguar dhe e kultivuar me kujdes dhe respekt nga Kryetari dhe Presidenti ynë Historik, Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e jonë e përbashkët !
Kuvendi ynë unifikoi diversittin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashk, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para!
E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm.
Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve!