Krasniqi: Të shpresojnë se zgjedhja e kryeministrit është ajo e duhura

Hënë, 07 October 2019 10:09

Ish- kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka uruar Kosovën për zgjedhjet që u mbajtën dje. Urimi i tij i parë shkon për sovranin, i cili bëri zgjedhjen për ndryshim. E urimin e dytë ia dedikon Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Ky është postimi i plotë i Krasniëit.

URIMI PËR ZGJEDHJET!

Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë.

Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin!

Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!

Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!

Login to post comments