Aksion në Veri të Kosovës për vrasjen e politikanit serb Ivanoviç, dy të arrestuar

E mërkurë, 16 October 2019 08:26

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç. Ngjarja në fjalë ndodhi në Mitrovicë në 2018. Mediat kosovare thanë se njëri nga të arrestuarit është zyrtar serb i Policisë së Kosovës.

 Bëhet fjalë për shtetasin, Rade Basara, i cili dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive. Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa ndersa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.

Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në krim të organizuar në këtë pjesë të Kosovë. Ndërkohë Express mëson se personi i dytë, po ashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës është shefi i operativës në atë zonë Zh.Bojiq. Ai ende nuk është kapur nga policia e Kosovës.

Përveç Rado Basarës policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Prokurori special që po e heton rastin, Sylë Hoxha ka thënë se ky aksion është bërë në bazë të një urdhërese nga Prokuroria Speciale me vendim të Gjykaëts Themelore të Prishtinës, saktësisht Departamentit për Krime të Rënda.

“Mund të ju konfirmojë rreth aksionit. Për momentin kemi arrestuar dy persona si dhe një tjetër është në kërkim. Arrestimi i tyre ka të bëjë me fshehjen e provave që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanovic. Mirëpo dyshohen edhe për pjesëmarrje në krim të organizuar”, ka deklaruar Hoxha.

Në këtë aksion, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Login to post comments