Qendra për Numërim e Rezultate ka përfunduar numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur me postë nga jashtë Kosovës.
Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri zyrtar i votave të vlefshme nga diaspora është 13 mijë e 241, ndersa pjesa tjetër kanë qenë vota të pavlefshme.
Nga 13241 vota giithsejtë të verifikuara dhe numëruara, VV ka marrë 7030, LDK 2158, PDK 2139, Nisma-AKR-PD 916 kurse AAK-PSD ka marrë 555 vota nga diaspora.
Pas numërimit të votave të ardhura nga jashtë, VV-ja thellon diferencën nga LDK-ja, ndërsa e Nisma mbetet në kufi të pragut elektoral.
© SYRI.net