Nga Skënder MULLIQI Asnjë thënje tjetër, sot nuk është më shumë në qender të vemendjës edhe në kuptimin semantik së fjala, “Tradhetar”. Janë shumë shkaktarë, duke filluar nga ato më banalet të manipulimeve, dhe keqpërdorimeve në opinionin e gjerë publik. Disa po “promovojnë“ armiqë të se drejtës dhe të shtetit, deri në atë masë të dekadencës antropologjike, e cila po na dërgon në shkatërrim. Në shoqërinë e sotme globale fjala ”Tradhëtarë” është berë diçka e tepruar. Sa jemi të lidhur dhe punojmë për vendin dhe popullin aq edhe jemi atdhetare apo tradhëtarë. Nese mbetemi pezull të shprehem ashtu, nese nuk marrim obligime, madje as morale për shtet si qytetarë të këtij vendi, atëherë nuk kemi peshë dhe as vlerë. Nga çasja jonë karshi familjës, atdheut, mvaret së a do të mbesim vetëm mall për shitje, apo vlera të mëdha shoqërore e kombëtare.Shteti dhe kombi nuk janë mall për shitje në pazar! Kjo është gjeja më tragjike, që mund t’i ndodhë një kombi. E kemi pru në pyetje identitetin tonë, kemi degraduar në mbrendi si shoqëri. Janë degraduar në menyrë të pashembullt edhe të drejtat tona elementare, është vu në ankand edhe liria jonë personale. Po humbet edhe njerëzorja brenda nesh. Interesat primitive përsonale po promovohen në krye të jetës politike – shtetërore, si ekzemplar intelektual dhe dinakëri politike… Ideja globale e shoqërisë ka tretman krejt tjetër si në formë ashtu edhe në mbrendinë e saj. Vlerat njerëzore merren si kriteri bazë në relacion të ekzistimit të botës njerëzore. Shqiptarëve iu duhet përqafimi i vlerave civilizuese, e jo antivlerave dhe koncepteve politike dehumanizuese autokratike. Na duhen horizonte të reja në planin politiko-kulturor, jo margjinalizimi i etikës morale, dinjitetit dhe traditave të mira, të cilat i kemi, e shumë po i humbim. Çka është tradhëtia? Sipas shumë filozofeve pa ndihmën e normave dhe zakoneve njerëzore, edhe tradhëtia bëhët faktike, e cila pastaj rrënon çdo të drejtë zakonore, duke pru në pikëpyetje edhe sigurinë e popullit, si vlera më sublime e tij. Tradhëtia ka filluar të bëhët formë e epidemisë. Kjo çka po ndodhë më neve është e çuditshme. Po e shesim lirë emrin dhe lirinë ?! Kjo është kur fytyra po delë pas prapanice?! A ka mundësi që fytyra jonë të kthehet ka njerëzorja shumë e humbur…? Sigurisht së po…