“Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo”.
Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në televizionin serb “Prva”.
Ai nuk kurseu deklaratat e forta teksa tha se, se të gjithë vendet e rajonit po armatosen dhe këtë gjë, sipas tij, duhet ta bëjë edhe Serbia.
“Këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh. Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novi Sadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”, tha Vuçiç.
Sipas Vuçiç, shtetet që po armatosen janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.
“Po shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi. Po i monitorojmë të gjitha”, shtoi presidenti serb.