Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard” ka folur gjatë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjet e tjera integruese të Ballkanit Perëndimor.
Teksa komentoi fitoren e Albin Kurtit dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiç theksoi se ndihet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV i cilësoi si të këqija.
“Janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit. Kam frikë për ndikimin që mund të ketë në dialog. Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”-tha ai.