Itali, goditet banda shqiptare e vjedhjes së eskavatorëve, përdoreshin për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri

Hënë, 28 October 2019 22:15

Nëntë persona, mes tyre katër shqiptarë janë kapur nga karabinierët në Itali dhe akuzohen për vjedhjen e eskavatorëve. Mediat italiane raportojnë se pajisjet u morën nga vendet e ndërtimit në Italinë Veriore dhe u eksportuan në Shqipëri, ku u përdorën për ndërtimin e rrugëve.

Në bazë të hetimeve, drejtuesi i organizatës ishte një shqiptar 47-vjeçar i cili me shokun e tij 35-vjeçar inspektonin për të identifikuar mjetet që do të vidhnin.

Drejtuesi shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet kishte një biznes në Shqipëri. Nga nëntë të arrestuarit, 5 mbetën pas hekurave, njëri u lirua dhe 2 janë në arrest shtëpiak.

Operacioni “Digger” u zbulua nga gjetja e një makinerie të braktisur në ‘Villanova nel Piacentino.’

Rasti u raportua nga një qytetar i cili kishte vërejtur disa persona rreth pajisjes.

Policia e zbuloi eskavatorin e vjedhur nga një kantier ndërtimi në Parma. Makineria ishte fshehur pasi dikush do ta merrte pas disa ditësh e do e transferonte jashtë vendit. Hetimi filloi në korrik 2018 dhe përfundoi pas gjashtë muajve të hetimit.

Login to post comments