Ministria britanike nxjerr shifrta: Rekord shqiptarësh në burgjet e vendit (FOTO)

Premte, 01 November 2019 16:17

Ministria britanike e Drejtësisë ka publikuar statistikat për personat që po vuajnë dënimet në burgjet e vendit në fund të muajit tetor.

Nga këto të dhëna mësohet se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ka shkuar në 933, pavarësisht se ka një marrëveshje për riatdhesimin dhe shlyerjen e dënimit të burgjet shqiptare.

Shumica e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze vuajnë dënimet për veprimtarinë kriminale të trafikut të kokainës. Ndërkohë, po rritet edhe numri të dënuarve të përfshirë në rritjen e shpërndarjes së kanabisit nëpër shtëpi.

Në shumë raste, mediat britanike kanë identifikuar të dënuarit shqiptarë të cilët në rrjetet sociale postonin fotografi nga brenda ambienteve të burgjeve.

I tillë ishte edhe rasti Tristen Asllanit, i dënuar me 25 vite burg për trafik droge. Asllani vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje të një arme tip “skorpjons”.

Gazeta “Evening Standard” shkruante  se ka zbuluar foto të Asllanit të cilat ai i postonte në “Instagram”. Fotot janë shkrepur brenda qelisë në burgun Wandsworth në Londër.

Modifikuar më Premte, 01 November 2019 16:25
Login to post comments