Nëntë shqiptarë janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve në Igumenicë.
Si pjesë e kërkimeve të synuara, policia greke ka arrestuar nëntë shtetas shqiptarë të moshës 22 deri në 47 vjeç, në stacionin KTEL në Igumenica.
Arrestimi i tyre është kryer, për mungesë të dokumenteve ligjore të udhëtimit, ndërsa ndaj tyre kishte edhe urdhër ndalimi të hyrjes në Greqi dhe në territorin e Shengenit, raporton gazeta lokale Epiruspost.gr
Përveç kësaj, në kurriz të një prej të arrestuarve, ka pasur një aktgjykim në pritje nga Gjykata Penale e Kastorias, e dënuar me burgim (3) muaj dhe një gjobë prej 3,000 euro, për shkelje të ligjit për të huajt.