Nga Skënder MULLIQI
Kemi ardhur në një situatë për të qarë dhe për të qeshur karshi kësaj situate tragjikomike te krijuar në Kosovë. Ndër shumë të meta të tjera kjo elitë politike, janë treguar të pa menqur, pa intelegjencë të nevojshme për profesionin e politikës, të pa aftë për t’i avansuar proceset demokratike dhe proceset tjera zhvillimore. Dhe, jemi deshmitarë së gjatë gjithë kësaj kohe na kan terrorizuar së kan potenciale partiake e shtetërore …së janë njerëz univerzalë …së janë të zotët të krijojnë mirëqenje… Kështu dalë ngadalë këta nebuloz e kan pru situatën politike dhe situatën ekonomike e sociale para kolapsit.
Kan shkaktu epidemi politike të vertetë e cila ka marrë tashmë përmasa shqetësuese, përmasa këto jashtë qdo norme njerëzore e morale. Të keqijat në Kosovë po ngjajnë në tornado. Masat represive karshi njeriut tonë kanë bërë që shumica të shtrihen për toke. Cilat janë kriteret që këtë elitë politike ta kualifikojmë si të menqur? Të gjitha punet e deritashme të tyre për shtet kanë qenë punë të cilat nuk i kan kontribuar zhvillimit të proceseve demokratike pluraliste. Gjithësesi së duhet të pajtohemi së kjo kastë politike nuk i ka përfillë kriteriumet që i kontribuojnë shtetndërtimit dhe mirëqenjës së qytetarëve.
Ky estabilishment politikë kanë treguar shkathtësi, dinakëri dhe paskurpulozitet për të ardhur deri të pasurimi i pa fund për vete. Janë treguar njerëz më karakter të dobët, janë treguar njerëz më shumë vese, janë treguar njerëz dehumanizues. Shtrohet pyetja: cilët janë njerëzit e menqur? Intelektualet, akademikët, politikanët, filozofët … titullarët e tjerë, sundimtarët …? Ku janë politikanët tanë kur gjendemi në një situatë të vështirë politike, kur jemi në një situatë të rëndë ekonomike, kur njeriu ynë po përjeton situata të vështira për mbijetesë. Askund.
Sigurisht së bëhët fjalë për një elitë politike regresive, bëhët fjalë për njerëz të cilët nuk e kan vendin në safin e parë, bëhët fjalë për njerëz më ambicie të tepruara, e të cilat për fatin tonë të keq janë pozicionuar lartë në pushtet. Nuk them së jam i ditur, por duke i shikuar rrethanat politike dhe ecuritë ekonomike zhvillimore, nuk mund të konstatojmë tjetër veq së gjendemi në një situatë euforike politike, në një situatë iluzioniste, në një situatë kur janë shuar shumë shpresat së do të bëhët mirë.
Kështu vijnë punët kur luhet bixhoz më fatin e shumicës.Intelektualet menqurinë e tyre po e zbrazin të shprehem ashtu në materje e cila është e detyruar të shuhet, dhe krahas kesaj shuhet edhe dituria e tyre. Pushteti në Kosove është kuptuar si pozicion i sundimit. Kemi ardhur në një situatë katastrofale, në një situatë gadi pa rrugëdalje? Dhe, a i thuhet kësaj menquri? Sigurisht që jo. Tranzicionin kemi pasur mundësi ta kalojmë pa turbulenca të mëdha politike, pa dhembje të mëdha, duke punuar për të gjithë barabarësisht, dhe duke u treguar të menqur karshi shtetit të cilin e fituam më mund dhe sakrifica pas një periudhe të gjatë të okupimit.
Jemi treguar pakufi të pa përgatitur për sfidën e madhe që quhet -SHTET. Nuk kemi vu asnjë shenjë të pikësimit. Është punuar pa kritere, pa koncepte dhe programe politike e pa programe ekonomike. Unë i kisha pyetuar të gjithë ata liderët partiakë e shtetëror : së si ndihen për gjithë atë pasuri të fituar në mënyrë jo ligjore? Së si ndihen për pasurinë e fshehur diku në botën perëndimore, së si ndihen për të gjitha ato para të fituara më mundin dhe djersën e popullit… duke krijuar kështu në anën tjetër një armatë të tërë të atyre të cilët kan shumë pak mjete për të jetuar, ose kan mbetur raste sociale. Kemi ardhur në teh të tragjedisë shtetërore, por edhe kombëtare, dhe jo pa fajin e popullit, i cili ka mbetur ende më një vetëdije shtetndërtuese të ulët…!