Në Samitin e Ohrit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj kritikëve të Shengenit Ballkanit. Rama foli për mungesën e Kosovës në këtë samit, për të cilën tha se është vetëpërjashtuar nga ky proces.
Por veç Albin Kurtit, që këtë nismë e shikon me shumë kritika, edhe Vjosa Osmani nga LDK ka dalë kundër.
Në emisionin Opinion, ajo deklaroi se “Shengeni Ballkanik” do të dështojë dhe sipas saj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më parë duhet të kishte folur me Kosovën.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Çfarë qëndrimi keni ju si LDK dhe ju personalisht për “Shengenin Ballkanik?
Vjosa Osmani: Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar dhe në ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme.
Blendi Fevziu: Pse mos të ketë një “Shengen Ballkanik” sipas modelit BE, çfarë problemesh sjellin për Kosovës dhe për rajonin?
Vjosa Osmani: Ka të shumta dhe në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit të cilën e përmenda më herët. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës.
Blendi Fevziu: Sipas kryeministrit Rama, kjo do të funksionojë me ato shtet që duan të funksionojnë dhe do të ruhet dhe reciprociteti që kanë probleme mes tyre si mes Serbisë dhe Bosnjës, Serbisë dhe Kosovës , por do të krijohet një hapësirë e përbashkët për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave se ngjashme me BE.
Vjosa Osmani: Ne për ato që jemi pajtuar e kemi vënë nën shkrimin tonë si Kosovës në procesin e Berlinit që njihet se REA. Prandaj, nuk shohim asnjë arsye për duplifikim për të diçka që tashmë janë marrë vesh të 6 shtetet. Jo të ketë marrëveshje me iniciativën e vetëm tre shteteve, pa u konsultuar me shtetet e tjera. Nga ajo që ne kemi dëgjuar ju dhe akoma nuk e keni asnjë dokument i cili do të detajonte se çka përfshin kjo nismë.
Blendi Fevziu: Bëhet fjalë për një dokument për 700 e ca pika, i cili rregullon të gjithë këtë marrëveshje.
Vjosa Osmani: Dhe ne nuk përtojmë ta lexojmë.
***
Vjosa Osmani: Ky është një synim që të zëvendësohen mekanizma që tashmë ekzistojnë brenda BE-së të cilat i shërbejnë shteteve për t’u integruar.
Blendi Fevziu: Kush e ka këtë synim sipas jush?
Vjosa Osmani: Është e qartë që këtë synim e ka Vuçiçi.
Blendi Fevziu: Dhe pse përfshihen kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë?
Vjosa Osmani: Unë besoj se përfshihen për shkak të një iniciative që do ta dëmtonte shtetin e Kosovës.
Blendi Fevziu: Ju mendoni që kryeministri i Shqipërisë po ndërmerr një iniciativë për të dëmtuar shtetin e Kosovës?
Vjosa Osmani: Nuk mendoj se është ndërmarrje e tij. Mendoj se është ndërmarrje e Presidentit Vuçiç dhe mendoj se ka qenë gabim për faktin se kam lexuar disa nga arsyet që i ka dhënë kryeministri Rama. Unë mendoj se duhet të ulemi si dy shtete dhe t’ia shpjegojmë më qartë si kryeministrit të Shqipërisë pse mendojmë se nuk është në interesin e Kosovës një nismë e tillë.
Blendi Fevziu: E shihni të dështuar si nismë apo mendoni që duhet diskutuar dhe parë konkretisht.
Vjosa Osmani: Ne tashmë duke parë rrethanat aktuale e shohim si një nismë të dështuar megjithatë besoj që patjetër do duhej të ulemi me kryeministrin e Shqipërisë dhe të mos shkëmbejmë akuza politike nga studiot televizive