Një 30 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi shpërndante kokainë.
Ai është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Caserta të Italisë dhe sipas mediave fqinje i arrestuar është shtetasi Angjelo Veshi. Mësohet se shqiptarit iu kap në flagrancë 30 gramë kokainë e pastër ndërsa dyshohet se e shpërndante lëndën narkotike nëpër zona tek persona që ishin përdorues të rregullt.
Gjithashtu autoritetet italiane bëjnë me dije se shqiptarit i gjetën edhe 1500 euro para të gatshme të cilat dyshohen se i ka fituar nga aktiviteti kriminal.
Sakaq 30 vjeçari shqiptar është dërguar në paraburgim ku dhe do të presë vendimin e gjykatës.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





