Albin Kurti për FT: Bashkimi me Shqipërinë? Kemi detyra të tjera

Diel, 15 December 2019 17:47

Pas 22 vitesh duke luftuar sistemin, tani do marrë përsipër përgjegjësinë për të.

Kështu shkruan gazeta e njohur, Financial Times, duke iu referuar Albin Kurtit, njeriut që do bëhet kryeministër i Kosovës së shpejti.

 

Gazeta e ka intervistuar Kurtin, i cili thotë se Kosova është skllavëruar nga korrupsioni.

 

Kreu i VV i tha FT se ai dëshiron ta lërë mënjanë kërkesën për bashkim me Shqipërinë pasi fokusi do jetë zhvillimi ekonomik i Kosovës.

 

Financial Times shkruan se Vetëvendosje është parë si kërcënim rajonal nga diplomatët e huaj. Kjo parti ka bërë thirrje për bashkim me Shqipërinë. Por Kurti thotë se ndërtimi i shtetit kosovar është më shumë prioritet se lëvizjet për bashkimin me Shqipërinë, edhe pse organizata e tij ka ngritur një degë në Tiranë.

“Fillimisht ne duhet të ngrihemi. Shteti ynë është mjaft i dobët, por kjo për shkak të kapjes së brendshme pas çlirimit të jashtëm nga Serbia. Vendi është i skllavëruar nga brenda,” tha Kurti.

Gazeta shkruan se Kurti do të duhet të negociojë me Serbinë, por ai thotë se nuk i pëlqen që të bëhen bisedime mbi harta, duke refuzuar kështu edhe planin për shkëmbim territoresh.

“Ne do të zhvendosemi nga debati për kontrollin mbi territorin drejt debatit për të drejtat e qytetarëve dhe nevojat e komunitetit... për shkak se hartat janë raciste,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...