Doajeni i gazetarisë,Haki Hoxha, është krenaria e familjës dhe krenaria kombëtare

Premte, 03 Janar 2020 16:38

Nga Skënder MULLIQI

Ka shumë çka të shruhet për doajenin e gazetarisë në Kosovë tashmë të ndjerin, Haki Hoxhën. Ishte njeri ndër themeluesit e gazetës së parë në gjuhën shqipe, në ish-Jugosallvi-Rilindja.Ai me disa shokë të tij vepruan në kushte të vështira, por kurrë nuk u ndalën që edhe shqiptarët e nëpërkëmbur nga regjimi i huaj , ta shohin dritën e diellit. Baca e Haki siq e thirrën të gjithë ata që e njohen,dhe punuan më te, ishte njeri i dashur, i afertë, bashkëpunëtor i pa shoq më të gjithë.Baca Haki ishte nip i familjës tonë.Ishte gjithmonë e buzëqeshur, i hareshem ne biseda , komunikativ, shumë njeri tolerant, por natyrisht mbi të gjitha ishte atdhetar.Ai dashurin ndaj atdheut dhe kombit e kishte të trashëguar brez pas brezi .Ishte ndër njerëzit e parë të arsimuar në Dukagjin, së bashku më dajat e tij, mësuesin Halit dhe profesorin Mehmet Mulliqi.Jo vëtem që ishin të aferm nga gjaku, por ata ishin edhe shok të pandashëm në jetë. Baca Haki, së bashku më Halit dhe Mehmet Mulliqin, nxorren nga analfabetizmi dhe shpërndanë rreze diturie të shumë gjenerata, të cilët edhe pas shumë kohësh i përkujtojnë dhe flasin më pietet të lartë për ta.Që të tretë ishin antikomnist të përbetuar , dhe kishin marr pjesë në shumë beteja kunder qetave partizane në Kacuberr të Malit të Zi, e gjetiu. Baca Haki ,lindi me 11.06.1919 ne fshatin Isniq Komuna e Strellcit ( atëhere ), ndërsa tash Komuna e Deçanit . Më 1930 mbaron shkollen fillore në Strellc dhe regjistron Gjimnazin Real në Pejë . Më 1938 e përfundon Gjimnazin Real me nota të shkëlqyeshme, e sidomos më rezultate shumë të mira në Matematikë dhe në gjuhë gjermane , ai regjistron Fakultetin Juridik ne Universitetin e Beogradit . Më 1940 se bashku me shumë studentë shqiptarë vazhdon shkollimet superiore, ne Universitetin e Perugjija të Italisë . Nga viti 1945 emërohet GAZETAR në " RILINDJA " se bashku me disa studentë të asaj kohe . Aty mbeti deri në fund të jetës së tij, si gazetari i parë profesionist në Kosovë . Viti 1946 deri 1970 ate e zuri ne postin e Redaktor në " Rilindja " . E tërë literatura e botuar në atë kohë ka kaluar nepër duart e tij . Ka qenë njohës i mirë i Sociologjisë ,Ekonomisë Politike , Gjeografisë Ekonomike Botërore e sidomos asaj të Kosovës . Nga 1970 e deri me 1980 kur edhe PENSIONOHET është Zv. Kryeredaktor në Rilindje. Me rastin e pensionimit lenë pas mbi 80 gazetarë me fakultete të kryera në të gjitha lëmit e jetës . Haki Hoxha eshtë marr edhe me Lajme , Skica , Reportazhe , Komente etj . Gjatë kohës së ushtrimit të profesionit është marr edhe me përkthime të veprave kapitale të asaj kohe , kryesisht politike , ekonomike dhe shkencore . Krahas këtyre përkthimeve është marr edhe më përkthime të belitristikës prej asaj të fëmijëve e deri te ato kriminalistike letrare . Ishte gazetar dhe përkthyes eminent i asaj kohe i njohur si Baca HAKI , me të cilin pseudonim është i njohur edhe si mësuesi i të gjithë gazetarëve të gazetarisë deri në pensionim . Baca Haki për kontributin e dhënë është dekoruar për "Vepër Jetësore në Gazetari " njera ndër të parat dekorata që u ndan pasluftes në ish Jugosllavi . Pastaj vjen "Dekorata e Republikës' me kurorë të artë për kontribut në gazetari. U nda nga kjo jetë me 17.05 2006 , duke lenw pas djeme , vajza, nipa e mbesa. Veprimtaria kombëtare e Haki Hoxhës, ishte e begatshme më plot sakrifica.Ai me 1940 e deri në largimin e Gjermanisë ka qenë Sekretar Prefekture . Haki Hoxha ka pasur lidhje të ngushta më NDSH -en nëpër mes Rexhep Mitrovices dhe ministrit Qazim Komoni nga Gjakova . Me punën e Haki Hoxhës është organizuar edhe ADMINISTRATA NË GJUHEN SHQIPE . Në Llukën e Poshtme ka intervenue dhe i ka shpëtuar 400 shqiptarë nga pushkatimi . Kështu ka pohuar prof. Rrustem Bajraktari . Vlen në këtë shkrim të shkurtër për të theksuar së babai i Haki Hoxhës, Shaban Hoxhë Isniqi, ishte pleqnarë i njohur i kësaj ane...Haki Hoxha, është krenaria e familjës Hoxha nga Isniqi, dhe krenaria kombëtare...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...