Nga Skënder MULLIQI
Ky është realiteti ynë.Lufta e vërtetë ideologjike po rrjedhë nga politika.
Politika është bashkim i rregullave të shkruara e shpesh edhe të pashkruara, në mënyrë virtule , që nuk shihen, e që e gjithë kjo po matet më mjete financiare.Dhe, tash kur gjendja na ka ardhur kështu, vërtetë mund të thëmi së kjo shoqëri nuk ka vizion të kjartë për të ardhmën.
Thjesht -jemi mashtruar.
Gjithmonë disi ashtu ndoshta vetvetiu në fund të çdo viti, bëjmë rikapitulimin e vitit që lëm mbrapa, apo edhe shumë viteve tjera.Bëhemi sentimental, së e "hargjuam" edhe një vit kalendarik, duke kërkuar shkaqe dhe motive të reja për të vazhduar tutje. Gjithëqka mendojmë tia nismin nga fillimi, e kjo është më shumë iluzion.Por, që pa iluzione njeriu nuk mund të ekziston.
Kur mundohemi që të përshkruajmë gjithë ate që na rrethon, dhe gjithë përjetimet tona, sikur zhytemi në pesimizem, dhe nuk i lëm rrugëdalje vetit.Së shohim së gjithçka, nuk është tjetër veq një kaos.Ne Kosovë kemi mbetur të pa orjentuar , së këta njerëz të politikës, na e kan humbur busullën.Vetit sigurisht jo, së gjithëqka kan organizuar dhe planifikuar për famijët e tyre. Asnjë nga këta lojtarë politikë ,
nuk deshtën ta kuptojnë situatën që nga fillimi! Pak gjë po na bënë krenarë nga gjithë ajo që po na rrethon.
Shumica janë mbyllur në levozhgën e vet,duke menduar së si të mbijetojnë.
Ekziston një vuajtje e mbrendshme e njerëzve, së ju janë shtypur ndjenjat, duke ju krijuar situatë pa rrugëdalje.Sikur është një ndjenjë e cila na ka sjellë në rrënim kolektiv sikur në vitët e 90-ta.
Kjo është fotografia e zymtë që po na krijohët edhë në këtë fillim shekull dhe në këtë fillim vit, kur menduam së ky vit do të fillon mbarë,bashkë më të tjerët që do të vijnë!
Një subjekt serioz i intelektualëve i duhet si buka këtij vendi, në të kundertën për vetën time, nuk e di së cili është më motivi i qytetarëve, për të dalë në zgjedhjet e radhës, më shumë të jashtëzakonshme që po na ndodhin...?!E gjitha po i gjanë thënjës popullore "së nuk ke çka zgjedhë, si në fund, si në krye, e kemi të mbushur një thes më dreqër... "
Kjo duket së është" nafaka" jonë e përbashkët...Na është e nevojshme, diqka e re si parashikim ,që do tna i ngjallte shpresat e thyera...
Po mbytemi në të zeza, si të ishte ndonjë natë e përjetshme...
Pak gjë po kemi sot në Kosovë, që mund të krenohemi, nuk po mundemi të gjejmë kompromise, të cilat do të na jepnin orjentimin aq të duhur politik, dhe kjo po bënë që të mos kemi mundësi të gjejmë qetësinë tonë, fizike e as shpirtërore...!