Vjosa Osmani është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen

Premte, 17 Janar 2020 16:31

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.

Ajo në selinë e LDK-së iu tha gazetarëve se partia e saj nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit.

Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kryetari Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.

Dy partitë kanë thënë se i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës duke zbehur shpresat për marrëveshje.

Login to post comments