Mustafa i vendos afat Kurtit: Deri në fund të javës ose shpallim marrëveshjen… ose nuk arrihet

Tuesday, 21 Janar 2020 19:23

Kreu i LDK, Isa Mustafa 14 ditë para përfundimit të afatit kushtetues për krijimin e qeverisë së re i ka vendosur afat Albin Kurtit që ose të bëjnë marrëveshjen, ose të shpallin mosarritjen e saj.


Në një prononcim për gazetarët, Mustafa deklaroi se qeveria duhet të jetë e balancuar siç i kanë besuar qytetarët votën e tyre më 6 tetor 2019.

 

“Ne mbetemi të përkushtuar për marrëveshje, por për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve të zgjehdjeve të tetorit të vitit të kaluar. Mendojmë që marrëveshja duhet të ketë një qeveri të balancuar në harmoni që qytetarët na kanë dhënë besimin me anë të votës, neve 28 deputetë dhe Vetëvendosjes 29 deputetë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë e ta arrijmë marrëveshjen deri në fund të kësaj jave, ose të konkludojmë që nuk ka kushte për marrëveshje”- tha Mustafa.

 
 

 

Login to post comments