Haradinaj shuan zërat për koalicion: Albin Kurti mashtrues. Nuk kemi komunikim

E mërkurë, 22 Janar 2020 17:11

Gjatë ditës së sotme, Ramush Haradinaj mblodhi qeverinë e Kosovës dhe në konferencë për mediat, ka shuar dyshimet se AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje mund të bëjnë koalicion, për t’i dhënë kështu fund dilemës së formimit të qeverisë.

Në fjalën e tij, duke sqaruar situatën mes tij dhe Albin Kurtit, Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me Vetëvendosjen apo vetë liderin e saj duke e cilësuar këtë të fundit si një mashtrues.

Sipas Haradinaj, AAK e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre, por s’ka kujt t’i bëjë opozitë sepse s’ka ende qeveri.

 
 

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës, nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk kanë asnjë lloj komunikimi me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti.

Login to post comments