Menjëherë pas miratimit të qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, tashmë ish-kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar votimin e sotëm në parlament dhe ka thënë se tashmë Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.
Sipas Haradinaj, ky koalicion politik duhet ti çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin dhe duhet ti dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.
Postimi i plotë:
Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.
Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.
Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.
Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim - dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.
Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.