Në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë ditës së sotme, Presidenti Hashim Thaçi do ketë një takim zyrtar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump, ambasadorin Richard Grenell.
Mesa bëhet e ditur nga presidenca, në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
Thaçi ka udhëtuar për Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, Thaçi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Në këtë takim zyrtar është raportuar se do të nënshkruhet marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës.