Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së. Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Aktualisht Maqedonia udhëhiqet nga një qeveri teknike e cila do të kujdeset për zgjedhjet e 12 prillit të cilat erdhën si rezultat i moshapjes së negociatave të tetorit të kaluar. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev zhvilloi referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në këmbim të çeljes së negociatave por u zhgënjye më 17 tetor nga Këshilli Europian. V
Vendimi i tre shteteve, Francës, Danimarkës dhe Holandës detyroi Zaevin të japë dorëheqjen. Ai në këto zgjedhje i ka bërë sërish thirrje partive shqiptare për koalicion. Kurse opozita me partinë kryesore VMRO- DPMNE pasi u godit nga skandali ish- kryetarit të saj dhe ish- kryeministri Nikola Gruevski për zgjedhjet e 12 prillit sondazhet e nxjerrin favorite dhe kryetari i saj i ri Mickoski ka premtuar se me të ardhur në pushtet do të rrëzojë marrëveshjen e ‘Prespës’ me Greqinë për ndryshimin e emrit.