Nga Skënder MULLIQI
Sigurisht së në mbrendinë tonë, në shpirtin në dhe zemrat tona, pushtetet krijuan mure, krijuan pengesa të cilat morën përmasa shqetësuese. Kjo fuqi pushtetare aspak e mirë, ka hy në çdo pore të jetës, që sigurisht është e vështirë ta shikojmë, e shumë më vështirë ta luftojmë. Dy dekada po i lëme mbrapa, të papjekurisë së duhur midiatike, arsimore e kulturore , e shumë çka tjetër , që rezultuan në mos bërjën e Kosovës shtet ashtu si duhet, rezultuan keq në mirëqenje dhe zhvillim, duke depërtuar thellë në qenjën tonë. Njerëzit e këtij vendi , janë mbyllur në fantazma dhe mitomani, të cilat po na plasohen si e vetmja e vwrtetw, pa kërkuar asnjë rrugë dhe mundësi tjetër. Dëmet që na janë bërë nga politika miope, nga politika përfituese e zhvatëse, vështirë është që edhe për shumë kohë të riparohen. Ky presion i bërë është duke u shëndrruar në një llojë fatalizmi.Kjo i ngjanë thënjës së popullit "lidhe kalin ku të thotë zotnia", e mënyrës përqmuese, ose ule kokën, duro dhe hesht, që është gadi vetëvrasje.Nuk po duket së e bardha është e bardhë, dhe a është e zeza e zezë?! E që e gjithë kjo në ndonjë rast tjetër, do të vazhdohet më një tempo më lartë. Shumë të këqija po parakalojnë para nesh si para ndonjë funerali. E ne kemi mbetur me rrëfime groteske dhe humoristke, duke e mashtruar vetën së gjendjën e kemi të mirë! Dhe, natyrisht së kur do të zgjohemi nga këto ëndrra, sigurisht së vikamat dhe ulurimet tona së vitet kan kaluar pa bërë gadi asgjë, janë pa efekte. E gjithë kjo i ngjanë asaj kur nënshkruan kapitulimin më dorën tënde. Kemi mbetur duke e kërkuar të drejtën, pa ja ba hyzmetin që kjo e drejtë edhe të realizohet.Ne, nuk po jemi në gjendje ti kthjellim kokat tona, që secili pushtet, i mire, më pak i mirë, apo edhe shumë i keq, janë të kalueshme, por që gjurma e punës së këtyre pushteteve do të mbetet.Sigurisht së pushtetet tona më shumë punuan keq së sa punuan mirë.Ne mes të pushteteve është populli, ne vend që populli ta dikton punën e pushteteve. Nuk po jemi të vetëdijshëm, së pushteti nuk ledhatohet, po kontrollohet shumë rrept .Këtë jetë që po e bëjmë , nuk mund të quajmë jetë në kuptimin e plotë të fjalës,po jo as edhe vdekje. Kjo është fat shumë i keq.Nuk ishte dashur ti lëshojmë rrugë stihisë historike, e cila na fluturon si nje letër në drejtim të panjohur .Nuk po luftojmë për ekzistencën dhe nuk po luftojmë për një jetë shumë më të mirë.Kjo qeveri, e ne duke e ndihmuar shumë ate, mund të bëjmë kthesa për të mirën tonë, dhe për të mirën e shtetit të ri të Kosovës.Nese gjithmonë mbesim më vesh të shurdhër, kjo është si një bomb e montuar nën kokat tona e gatshme për të eksploduar...?!