Në konferencën për shtyp që po zhvillon nga kryeministria, Albin Kurti njoftoi heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur Albin Mashtruesi, si dhe e ka bërë përgjegjës për rifillimin e pushtimit ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Gjithashtu Haradinaj nuk ka lënë pa përmendur edhe Rusinë, ku me këtë vendim, Kurti i ka hapur rrugën në Kosovë si Serbisë, por edhe Rusisë.
Postimi i plotë:
Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!