Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk ka dhënë asnjë kontribut në çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Teksa ka kritikuar ashpër kryeministrin shqiptar, i cili sipas tij po i sjell dëme Kosovës me raportet e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Përveç 'Çelësit të Tiranës', i cili i është dhënë aristit serb, Goran Bregoviq, Edi Rama nuk ka ndonjë kontribut tjetër, ka thënë me ironi Haradinaj.
“Nuk e di ndonjë kontribut simbolik, apo hiç, që ia ka dhënë Kosovës gjatë luftës. Pos Çelësit të Tiranës që ia jepte Bregoviqit. Rama nuk është hisenik në çlirimin e Kosovës”, ka thënë ai i ftuar në "Rubikon" në KTV.
Sipas Haradinajt, rruga drejt Beogradit nga Tirana kalon nëpër Prishtinë.
“Rruga për me shku në Beograd, duhet me kalu nëpër Prishtinë. Këtë duhet me kuptu Rama”, ka thënë ai.