Zyrtare/ Miroslav Lajçak i dërguari special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Hënë, 30 Mars 2020 20:00

Ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak pritet që këtë javë ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.  

Sipas një dokumenti të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, Lajçak do të marrë postin e ri me 2 prill, për një periudhë një vjeçare, një ditë pasi ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij, raporton Rel.  

Sipas dokumentit, detyra e parë e Lajçak është të arrijë "normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve" midis Serbisë dhe Kosovës.  

 
 

Kjo duhet të bëhet përmes përfundimit të një "marrëveshjeje juridikisht detyruese që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis palëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe duke kontribuar në stabilitetin rajonal", thuhet në dokument.  

 

Negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja u ndërprenë në vitin 2018 pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind për importet serbe.  

Emërimi i pritshëm i Lajçakut është pritur me skepticizëm në Kosovë, ku presidenti Hasim Thaçi ka thënë disa javë më parë se "misioni i tij është krijuar të dështojë për shkak të angazhimit të tij për të ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën".  

Dokumenti i BE-së i parë nga Radio Evropa e Lirë, thotë se mandati i Lajçakut gjithashtu do të konsistojë në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe pajtimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, rritjen e prezencës së BE-së përmes diplomacisë publike, dhe kontributin për unitetin, konsistencën dhe efektivitetin e veprimit të BE-së në rajon.  

Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...