Banka Botërore paralajmëron pasoja të rënda ekonomike në Kosovë nëse pandemia vazhdon

E Enjte, 09 Prill 2020 18:41

Banka Botërore bën të ditur se është duke përfunduar një program në vlerë prej rreth 120 milionë eurosh për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Një raport i kësaj banke vë në pah se Kosova, ngjashëm me vendet e tjera të rajonit, do të pësojë tkurrje ekonomike në vitin 2020, si pasojë e masave parandaluese ndaj koronavirusit, madje edhe nëse këto masa hiqen në tremujorin e dytë të vitit.

 

“Përveç mbylljes së përkohshme të veprimtarive kryesore ekonomike dhe humbjes së të hyrave, në Kosovë ndikimi i pandemisë do të shoqërohet kryesisht me uljen e eksporteve të shërbimeve të nxitura nga diaspora, të dërgesave informale, si dhe të Investimeve të huaja të drejtpërdrejta në ndërtime”, thuhet në raportin rajonal “Përditësimi Ekonomik - Pranverë 2020”, në të cilin theksohet se “megjithatë ekonomia pritet të rimëkëmbet në vitin 2021”.

Sidoqoftë, theksohet në njoftim, “nëse shpërthimi vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, ndikimi i COVID-19 do jetë serioz në ofertën ekonomike, duke çuar në humbje afatgjata të vendeve të punës dhe në prodhim.

Programi i Bankës Botërore përfshin një projekt të ri me miratim të përshpejtuar për t’iu përgjigjur përparësive urgjente të sektorit shëndetësor dhe për të mbrojtur të hyrat e familjeve, si dhe ristrukturimin e projekteve të miratuara tashmë për të mobilizuar fonde në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. “Këto programe ka të ngjarë të tejkalojnë 120 milion euro”, thuhet në njoftim.

Raporti i Bankës Botërore vlerëson se masat mbështetëse, siç janë transferet e parave të gatshme ose subvencionet e kujdesit shëndetësor në ndihmë të njerëzve dhe familjeve të cenueshme, kreditë e përkohshme të biznesit, dhe zbritjet tatimore për bizneset, do të jenë me rëndësi kritike për zbutjen e rënies dhe ruajtjen e vendeve të punës.

 

Ekonomistët në Kosovë në vazhdimësi po tërheqin vërejtjen për pasojat e rënda ekonomike që mund të ketë koronavirusi në vend, ndërkaq qeveria në detyrë ka miratuar një “Pako Emergjente Fiskale” në vlerë prej 179.6 milionë eurosh, për të zbutur pasojat e situatës së krijuar nga pandemia. Paketa do të mbështesë bizneset, pensionet, skemat sociale, komunat dhe do të sigurojë pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

Sipas njoftimit për media Banka Botërore ka ndarë rreth 160 miliardë dollarë për mbështetje financiare gjatë 15 muajve të ardhshëm për t’u ndihmuar vendeve të ndryshme t’i mbrojnë të varfrit dhe të cenueshmit, t’i mbështesin bizneset, dhe të forcojnë rimëkëmbjen ekonomike VOA.

Modifikuar më E Enjte, 09 Prill 2020 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Politikë

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Kandidati i dale nga primaret qe do te perfaqesoje PD per Bashkine e Vores Indrit Hoxha ka dale me nje thirrje ne rrjetet sociale ku fton qytetaret e Vores dhe te...

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Politikë

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi dje se agjenti i diskredituar i FBI, Charles McGonigal ka zhvilluar takime edhe në SPAK. “Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më...

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Politikë

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të pastrueses, e...