Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ën Kosovë ka dhënë alarmin sot për neglizhimin nga ana e qytetarëve të masave të mbrojtjes nga koronavirusi.
Ndërsa Kosova sot ka përfituar lehtësira në lëvizje, IKSHPK ka dhënë alarmin. Një mesazh ëshët publikuara paradite në Fb ku bëhet thirrje të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave":
"Të nderuar qytetarë!
Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Qytetarë të nderuar!
Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë! Ruajeni shëndetin tuaj!pakujdesia kushton me jetë!
Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! mbani distancë fizike për së paku 2 metra! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”