Në Kosovë ka shkuar ne rreth 21 numri i personave te shtruar në klinikën infektive me COVID 19, pesë prej tyre janë në terapi intensive.
Mosha mesatare është mbi 50 vjec,gjendja e personave paraqitet e stabilizuar.
“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre 13 i kemi Covid-19 pozitiv. Ndërsa, me oksigjeno-terapi i kemi pesë pacientë. Kemi edhe pesë pacientë të tjerë të cilët sipas rregullave kanë rezultuar dy herë negativë, por ende kanë nevojë për trajtim. Ndërsa, tre pacientë të tjerë i kemi në pritje të rezultateve që nuk do të thotë që nuk ndryshon numri gjatë ditës varësisht prej fluksit të qytetarëve… pra pesë i kemi në oksigjeno-terapi dhe një pacient është në kujdesin intensiv, por edhe ai është me oksigjeno-terapi”, thotë Berisha-Ndreja.
Lëvizja e njerzëve të bëhet e kontrolluar dhe jo lëvizje në turma te mëdha ,te rrespektohet distancimi social sepse mund të këmi një shtim të rasteve të infektuara.
Nga 13 marsi kur edhe janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë 884 të infektuar me këtë sëmundje, 655 janë shëruar, ndërsa 28 kanë humbur betejën me këtë sëmundje