Kosova me plan për rimëkëmbjen ekonomike, Avdullah Hoti: 400 milionë euro për të lehtësuar dëmet nga pandemia

Premte, 28 August 2020 20:22

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri, Avdullah Hoti dhe ministrja e Finacave, Hykmete Bajrami kanë qenë të premten pjesë e takimit virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike, në të cilin është kuptuar se Kosova do të ketë mbi 400 milionë euro për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit

 

Kjo shumë është thënë të jetë mbledhur përmes donatorëve të disa projekteve, përkrahjes së buxhetit të Kosovës dhe huave për investime.

Aty po ashtu është bërë e ditur se kjo shumë synon të ndahet për periudhën e mbetur të këtij viti dhe vitin e ardhshëm.

“Për të mundësuar rimëkëmbjen ekonomike, do të hartohet një plan më i detajuar i investimeve më të rëndësishme për 5 vjetët e ardhshëm, i cili do të financohet nga buxheti i vendit, donatorët dhe në bashkëpunim me sektorin privat”, është thënë në njoftim.

Pjesë e këtij Forumi ka qenë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

 

Ai ka thënë se luftimi i pandemisë me koronavirus është detyrë e çdo qytetari, pavarësisht pse duhet drejtuar nga qeveria.

“Kur Kosova u godit nga pandemia, qytetarët, bizneset dhe organizatat ishin ndër të parat që reaguan. Plani i qeverisë për rimëkëmbje ekonomike mund të shërbejë si shtytës për angazhim domethënës me qytetarët, organizatat dhe sektorin privat për të shfrytëzuar resurset që ekzistojnë tashmë në Kosovë”, ka deklaruar Kosnett.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se sektori privat do të jetë në fokus të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2020 -2023, të cilën është duke e rishikuar Qeveria e Kosovës, në mënyrë që t’i ndihmojë bizneset, për t’u rikuperuar nga humbjet që i kanë pasur gjatë pandemisë COVID-19.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 499 persona kanë vdekur.

/REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

Globi

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

  Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon revista gjermane Spiegel. Qeveria...

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

Politikë

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

  Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante, ku në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë...

‘3 kulla në truallin e ish-UET’/ Berisha: Monumentet e krimit, nën emrin e deputetit të PS, mbushin Tiranën

Politikë

‘3 kulla në truallin e ish-UET’/ Berisha: Monumentet e krimit, nën emrin e deputetit të PS, mbushin Tiranën

  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ndërtimin e tre kullave në ish-truallin e UET, nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj. ‘Qeveria e drogës lumturon lepirësit e saj...