‘Voto Shqip në Mal të Zi, vetëm deputetë shqiptarë janë në shërbim të shqiptarëve’

Diel, 30 August 2020 11:16

Në Tiranë, autoritetet më të larta shtetërore dhe politike po i vlerësojnë zgjedhjet e të dielës në Malin e Zi si një ngjarje, që mund të zgjerojë të ardhmen europiane të atij vendi si dhe përfaqësimin e faktorëve shqiptarë në institucione.

Për këto arsye, ata po u bëjnë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të votojnë për partitë e tyre.

 
  

Përfaqësuesit më të lartë shtetërorë dhe politikë të Shqipërisë po u bëjnë thirrje nga Tirana shqiptarëve të Malit të Zi për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e të dielës dhe të votojnë për listën shqiptare.

 
 
 

Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

 
 

“Bashkëkombasit tanë në Malin e Zi do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse” – tha Presidenti Mea.

Ai tha se shqiptarët duhet të jenë krenarë për rolin historik, që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot dhe do të luajë në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të atij vendi.

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, shfaqi në rrjetin social tuiter një poster, me titullin “Voto Shqip në Mal të Zi”. Zoti Basha shënon se “vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve”, ndaj ata duhet të dalin “më 30 gusht në zgjedhje dhe të votojnë parti shqiptare”.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha gjithashtu përmes një video-mesazhi se zgjedhjet e 30 gushtit janë të rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë.

“Do të zgjidhni për vetë fatin e shqiptarëve në Malin e Zi. Një Mal i Zi me frymën euro-atlantike të botës së cilës ne, shqiptarët në Shqipëri e kudo i përkasim apo një Mal i Zi me frymëmarrje të penguar nga ndikime jashtë botës sonë. Një Mal i Zi ku pozita juaj fuqizohet brenda kornizës së vlerave e të standardeve perëndimore, të Bashkimit Europian e të NATO-s, apo një Mal i Zi ku këto pika strategjike referimi interferohen nga valë të tjera dhe pozita juaj dobësohet” – tha zoti Rama.

Shqipëria dhe shqiptarët janë vlerësuar vazhdimisht si faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajonin e Ballkanit.

Për shkak të ngjarjeve historike, shqiptarët jetojnë në përqindje të konsiderueshme në shtetet fqinje të rajonit, ndërsa Tirana zyrtare ka krijuar një traditë të komunikimit me forcat e tyre politike të tyre në dobi të paqes dhe fqinjësisë së mirë. /VOA/

Modifikuar më Diel, 30 August 2020 12:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...