Firmoset marrëveshja për qeverinë e re në Mal të Zi/ 'Njohja e Kosovës nuk preket'

E mërkurë, 09 September 2020 18:23

Udhëheqësit e tre grupeve kryesore të opozitës që fituan shumicën në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje koalicioni, duke premtuar se qeveria e re do të respektojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n, dhe do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim me të drejta të plota të Malit të Zi në BE.

Përfaqësuesit e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E bardha mbi të zezën”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, në një konferencë për shtyp u përpoqën të fashisnin shqetësimet se do ta ndryshonin orientimin e vendit nga ai pro-perëndimor, drejt Serbisë dhe Rusisë, raporton VOA.

Sipas pikave të marrëveshjes nënshkruar nga qeveria e re, ajo nuk do të ndërmarrë asnjë nismë për ndryshimin e flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit, si edhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësit e partive të koalicionit thane gjithashtu se përparësi e qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit, që ka qenë një nga problemet kryesore për qeveritë e kaluara.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 30 gusht, ku tri koalicionet e opozitës fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Malit të Zi, megjithëse Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit, fitoi më shumë vota si subjekt mp vete.

Nga 81 vende që numëron parlamenti, Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar nga Milo Gjukanoviç fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.

Tensionet shpërthyen në vend, disa ditë pas votimit, kur mijëra përkrahës të opozitës, dolën në rrugë me festime të zhurmshme në gjithë vendin.

Pjesëmarrësit valëvitën flamuj serbë dhe hodhën slogale fyese ndaj Presidentit Gjukanoviç, megjithë thirrjet e udhëheqësve të opozitës për të mos bërë provokime.

Gjatë fundjavës së kaluar, dhjetra mijëra përkrahës të zotit Gjukanoviç, mbajtën një tubim masiv që e quajtën “tubim patriotik”, duke hedhur parrulla kundër opozitës.

Zoti Gjukanoviç ka akuzuar udhëheqësit serbë dhe propagandën e tyre shtetërore për ndërhyrje në zgjedhjet që u mbajtën pas muajsh protesta nga përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe, të indinjuar nga mosmarrëveshja për të drejtat e pronave në Mal të Zi.

Presidenti Gjukanoviç, që ka udhëhequr Malin e Zi për 30 vjet, ose si president ose si kryeministër, ka qenë një aleat i palëkundur i Perëndimit, duke e orientuar vendin drejt një të ardhmeje euro-atlantike.

Rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pritet të shpallen më së largu deri të hënën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq / Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj në SIGAL

Aktualitet

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq / Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj në SIGAL

  Fatkeqësitë natyrore edhe për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi. Shqipëria është një...

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

Globi

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

  Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon revista gjermane Spiegel. Qeveria...

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

Politikë

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

  Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante, ku në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë...